Qytetarët e Komunës së Vushtrrisë nga sot do të mund të testohen falas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Vushtrri. E tëra që duhet të kenë me vete është udhëzimi i mjekur familjar, njofton 24-ore.info
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në rrjetin e tij social duke thënë se kjo bëhet me qëllim të hulumitimit të përhapjes së koronavirusit në komunën e Vushtrrisë.
“Në Vushtrri nga sot fillojmë me teste serologjike për Covid 19 për të hulumtuar shkallën e përhapjes së Covid 19
QKMF ka bërë përgatitjet e duhura, do të fillojmë me punëtorët shëndetësor, pastaj punëtorët e arsimit, Policinë e Kosovës në Vushtrri dhe punëtorët e administratës.
Testimi i qytetarëve do të bëhet vetëm me udhëzim të mjekut familjar, testimi është falas, testohen ata qytetarë të cilët nuk kanë shenja klinike (qytetarët me shenja klinike testimin për Covid e kryejnë në IKSHPK), pra nuk ka nevojë që qytetarët të shkojnë në laborator por fillimisht konsultohen me mjekun familjar i cili pastaj jep udhëzimin për testim”, ka shkruar në rrjetin e tij social, Xhafer Tahiri./24-ore.info