Kosovë

Xhafer Tahiri ndihmon me pako ushqimore komunitetet minoritare

Komuna e Vushtrrisë është përballur me vërshimet më të mëdha në 50 vitet e fundit. Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri është parë gjatë gjithë kohës në ndihmë të qytetarëve të cilët kanë pasur nevojë. Sot edhe kryeministri në detyrë, i shoqëruar nga kabineti ishin për të parë gjendjen nga afër dhe për të ofruar ndihmën e nevojshme. Mirëpo, komunitetet minoritare kanë qenë kategoria më e rrezikuar.
Sot kryetari i Vushtrrisë Xhafer Tahiri është parë përkrah tyre me paketa ushqimore dhe janë shpërndarë ndihma për komunitetit rom që jeton në fshatin Prilluzhë. /24-ore.info/