Lajme

Xhafer Tahiri: 1 anëtar, 1 votë për zgjedhjen e kryetarit të LDK-së

Kryetari i Vushtrrisë dhe kryetari i degës së LDK’së në këtë qytet, Xhafer Tahiri ka thënë se zgjedhja e kryetarit të ri të LDK’së duhet të bëhet me një anëtar një votë.

Tahiri përmes një postimi në Facebook ka thënë LDK duhet t’i kthehet popullit dhe se ky koncept duhet të jetë ndryshimi në Kuvendin e LDK’së më 14 mars, raporton 24-ore.info.

“1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e Kryetarit të LDK dhe të secilit Kryetar Dege, kjo është platforma përmes të cilës LDK i kthehet popullit e qytetarëve, kjo është platforma fituese për LDK. Pas një kohe të gjatë të mosdëgjimit të zërit ndryshe, zërit të anëtarësisë, ndryshimi duhet të jetë i plotë duke i hapur rrugën garës së vlerave. Në Kuvendin e LDK të 14 marsit, ky koncept duhet të jetë ndryshimi më i rëndësishëm. Për më tepër, ky koncept garanton jo vetem ndryshim të rendesishem por vë në vend edhe zërin e anetaresise së LDK për udhëheqjen e LDK-së”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:
1 anëtar 1 votë për zgjedhjen e Kryetarit të LDK dhe të secilit Kryetar Dege, kjo është platforma përmes të cilës LDK i kthehet popullit e qytetarëve, kjo është platforma fituese për LDK.
Pas një kohe të gjatë të mosdëgjimit të zërit ndryshe, zërit të anëtarësisë, ndryshimi duhet të jetë i plotë duke i hapur rrugën garës së vlerave.
Në Kuvendin e LDK të 14 marsit, ky koncept duhet të jetë ndryshimi më i rëndësishëm. Për më tepër, ky koncept garanton jo vetem ndryshim të rendesishem por vë në vend edhe zërin e anetaresise së LDK për udhëheqjen e LDK-së!