Sport

Wilder pezullohet për gjashtë muaj

Deontay Wilder është pezulluar për gjashtë muaj

Deontay Wilder është pezulluar për gjashtë muaj mosndeshje, pas humbjes që pësoi kundër Tyson Furyt.

Si pasojë e plagëve të tij, Komisioni Atletik Shtetëror i Nevadës e ka pezulluar atë deri më 8 prill të vitit 2022, përcjellë Insajderi.com.

Menjëherë pas ndeshjes Wilder u dërgua në një spital në Nevada për t’u kontrolluar pas përplasjes me mavijosje dhe ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni në dorën e thyer, javën e ardhshme.

Momente nga ndeshja Fury-Wilder

Bashkë-menaxheri i tij Shelly Finkel tha për The Sun: ‘Deontay theu dorën e djathtë. Ai duhet të operohet, nyja e dorës është në rregull, është kocka pas nyjës që u thye. Ai është i lënduar, por ishte mirë, ai ishte në shtëpi dje. Wilder është duke u shëruar dhe në këtë pikë, nëse gjithçka është në rregull, pas operacionit të dorës ai me siguri do të shikojë të hyjë në ring në mes të vitit të ardhshëm, si në prill ose maj.”

Kjo ishte hera e tretë që ai u përball me Furyn dhe në asnjëren prej tyre nuk arirti që të dalë fitues.

E ardhmja do e tregojë nëse 35 vjeçari do të mund të rikthehet përsëri në këto nivele të boksit, apo ndoshta edhe për një betejë të katërt me Furyn./Insajderi.com