Sport

Werder Bremeni shpreson në Rashicën për ndeshjen e sotme ndaj Monchengladbachut

Milot Rashica u rikthye në fushat e blerta të shtunën në ndeshjen e Werder Bremenit ndaj Augsburgut, ndërsa luajti për tre minuta, duke u inkuadruar në fund të ndeshjes.

Ndërsa sot pritet që ylli kosovar t’ia nis nga fillimi ndeshjen në transfertë ndaj Borussia Monchengladbach, e cila fillon nga ora 18:30.

Klubi gjerman po shpreson që Rashica të ketë një ndikim në ndeshjen e sotme

“Shpresojmë se ai do të ketë ndikim sot” – ishin fjalët e klubit gjerman në llogarinë e tyre në Twitter.