Lajme

VV: Secili deputet është i mirë se ardhur në radhët tona

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka deklaruar secili deputet i opozitës është i mirëseardhur në Lëvizjen Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Kjo deklaratë e tij erdhi pasi Adelina Grainca kaloi nga Partia Demokratike e Kosovës në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Abrashit edhe në parti tjera ka zëra ndryshe dhe subjektet opozitare po “ushtrojnë presion” mbi deputetët e tyre.

“Janë të mirëseardhur secili deputet në radhët tona, bile bile i bëj thirrje edhe atyre zërave të ndryshuar qe janë brenda këtyre grupeve parlamentare që të reflektojnë, mos të frikësohen. Po ashtu unë e di që janë në një presion të jashtëzakonshëm, nga vet subjektet e tyre”, u tha ai në RTV Dukagjini.

Pos PDK-së edhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës iu largua një deputete, Albena Reshitaj.

Këto dy subjekte politike kanë kërkuar nga ish-anëtarët e tyre që t’ua dorëzojnë mandatin. /Insajderi.com