Lajme

VV: Hoti po bën shaka me pasurinë e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë ka kritikuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, VV thotë se Hoti po luan dhe po bën shaka me pasurinë e Kosovës.

“Kryeministri Koti pasi u zotua ta ndajë Ujmanin me Serbinë u zotua se edhe emrin do t’ja ndërrojë. Kjo qeveri jolegjitime luan me pasurinë e Kosovës sikurse ato të mos përfaqësonin asgjë. Ujmani është pronë e Republikës së Kosovës dhe i tillë do të mbetet. Ujmani nuk është simbolikë, ai është pasuri esenciale e vendit”, thuhet në postim.