Lajme

“Vuçiqin po e akuzojnë publikisht për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”

Politologu dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, ka shpërndarë një pjesë të deklaratës së ish-liderit të qytetarëve të lirë të Serbisë, Srgej Trifunoviq i cili ka akuzuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për vrasjen e liderit të serbëve në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Me ç’rast Mahmuti thotë se fshehja e gjurmëve të krimit dhe drejtimi i gishtit ndaj shqiptarëve mbetet politika konstante e institucioneve të Serbisë.

Postimi i plotë i Mahmutit:

Aleksandar Vuçiqi akuzohet publikisht për vrasjen e Oliver IvanoviqitNë një intervistë ekskluzive për portalin ”Nova.rs”, ish lideri i ”Lëvizjes së qytetarëve të lirë” të Serbisë. Sergej Trifunoviq, akuzoi publikisht presidentin serb për vrasjen e liderit të serbeve në Kosovë, Oliver Ivanoviqin, dhe deklaroi:“Nuk kam asnjë dyshim rreth pjesëmarrjes së Aleksandar Vuçiqit në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Së paku ai ka qenë në dijeni të plotë se kjo vrasje do të ndodhë, i ka mbyllur sytë apo ua ka bërë me sy, ua ka dhënë përkrahjen dhe ndoshta personalisht ka urdhëruar vrasjen e tij”.

Fshehja e gjurmëve të krimit dhe drejtimi i gishtit ndaj shqiptarëve mbetet politika konstante e institucioneve të Serbisë!