Lajme

Vuçiqi: Turqia është një fuqi e madhe, do të përpiqem të flas me të

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka para

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se Serbia do t’i kundërvihet çdo lobimi të ri për njohjen e pavarësisë së Kosovës, transmeton Insajderi.

 Në pyetjen e gazetarëve serbë, lidhur me paralajmërimit e Presidentit turk ,Recep Tayyip Erdogan, se ai do të intensifikonte lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, Vuçiq tha se kjo është realiste, sepse Turqia është një superfuqi dhe Erdogan është një udhëheqës i madh.

Vuqiqi ka thënë së deri me 1 shtatore Kosova dhe Serbia kanë detyrim që të mos lobojnë për njohje dhe mosnjohje.

“Do të përpiqem të flas me të. Deri më 1 shtator, sipas Marrëveshjes së Uashingtonit, të dy palët [Kosova dhe Serbia] kanë detyrimin të mos lobojnë për njohje ose çnjohje. Nëse ata fillojnë aksionin e njohjes nga 1 shtatori, ose ndoshta para kësaj, ne do t’i kundërvihemi”, tha ai.

Siç raporton ‘Vesti Online’ Vuçiq vuri në dukje se Turqia është një fuqi e madhe, dhe ai në krahasim me Erdoganin është i vogël dhe i papërfillshëm, por nënvizoi se Serbia nuk është aq e vogël që të mos përpiqet ta kundërshtojë.

“Serbia mbron të vetën. Kjo nuk është turke, ajo i përket Serbisë. E vetmja gjë që na mbetet është të luftojmë për vendin dhe popullin tonë. Ai është shumë i fuqishëm, ne nuk jemi por besoj se ai do ta zbusë pak qëndrimin e tij”, tha Vuçiq.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë në një konferencë për shtyp para vizitës në Republikën Turke të Qipros së Veriut se duhet të punohet për ta rritur numrin e shteteve që e njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai tha se për njohjen e Kosovës do të diskutojë edhe me presidentin e SHBA-së, Joe Biden./Insajderi.com