Ballkan

Vuçiq viziton Brukselin javën e ardhshme me ftesë të Josep Borell

Presidenti serb Aleksander Vuçiq, do të vizitojë Brukselin më 26 prill me ftesë të kryediplomatit evropian, Josep Borell.

Qëllimi i vizitës së Vuçiqit dhe bisedimeve me zyrtarët e lartë të BE-së do të jetë përparimi i Serbisë në rrugën drejt integrimit evropian, shkruan Tanjug.

“Vizita e Vuçiqit vjen pas ftesës së Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme, Josep Borell i cili do të organizojë drekë pune për delegacionin nga Beogradi”.

Zëdhënësi i qeverisë Kurti ka konfirmuar se kryeministri Kurti do të takohet me zyrtarët e lartë të institucioneve kryesore evropiane por që nuk do të takohet me presidentin Aleksander Vuçiq.

Javën e ardhshme në kryeqytetin evropian do të qëndrojë edhe kryeministri Albin Kurti, vizitë të cilën e kanë konfirmuar nga qeveria e Kosovës.