Lajme

Vuçiq thotë se dhuratën më të bukur për ditëlindje ia bën fëmijët nga Kosova

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se dhuratën më të bukur për ditëlindjen e tij të 51-të e mori nga fëmijët nga Kosova.

Në profilin në Instagram të “Buducnostsrbijeav” (E ardhmja e Serbisë), u publikuan fotot në të cilën fëmijët nga Graçanica me kostume popullore kënduan këngën “Ne jemi fëmijët e qiellit”.

Tortën dhe dhuratat më të bukura, së bashku me ato nga më të afërmit, më sollën fëmijët nga Kosova. Këta engjëj jetojnë në Graçanicë me prindërit e tyre dhe e duan Serbinë pafundësisht. Faleminderit për këngën e mrekullueshme dhe zemrën e madhe”, thuhet në postim.