Lajme

Vuçiq: Serbia nuk do ta njohë Kosovën e të heqë dorë nga Presheva dhe Medvegja

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëri

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka ripërsëritur se Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe të heqë dorë nga Presheva e Medgjeva për ta marrë Republikën Sërpska, transmeton Insajderi.

“Kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë ai në një intervistë për Face TV.

Ndërsa, lidhur me dokumentin jo-zyrtar të publikuar nga një medium slloven, ku flitet për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, Vuçiq ka deklaruar se nuk e ka pare.

Ai shtuar se as nuk ka marrë pjesë në krijimin e këtij plani, ku përmendet ndarja e Bosnjës dhe Hercegovinës, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë dhe lëvizje të tjera./Insajderi.com