Lajme

Vuçiq pajtohet me kufijtë ekzistues “me Kosovën brenda Serbisë”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaro

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ai qëndron për kufijtë ekzistues derisa u pyet për hartën me ndryshime kufijsh në Ballkan, që po raportohet se i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, si propozim për të ardhmen e rajonit, transmeton Insajderi.

Ai thotë se pajtohet me kufijtë ekzistuese, duke theksuar se “kufijtë e Serbisë janë me Kosovën brenda tyre”.

“Pajtohem me kufijtë ekzistues, që janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë, Bosnjë-Hercegovina si e tërë por duke respektuar integritetin e Republika Sërpskas në kuadër të saj”, ka deklaruar Vuçiq për B92.

Vuçiq është deklaruar edhe për “krijimin e Shqipërisë së Madhe”, për çka thotë se po flitet hapur dhe madje po intensifikohet kjo, dhe askush nuk po reagon ndaj saj.

Në lidhje me deklarimet e ish-diplomatit Timothy Les se Ballkani ka nevojë për shtete të kombit, duke folur për letrën e Janshas, Vuçiq thotë se nuk mund të pajtohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por që ai pyet pse nuk pati reagime për këtë çështje.

“A e dini kush reagoi më shumë? Nuk janë nacionalistët, por nga shoqëria civile, por jo për shkak të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, por ata u lënduan kur u përmend Republika Srpska. Kur shkëputni Serbinë nga Perëndimi atëherë është në rregull, atëherë nuk janë “kufij të pandryshueshëm”, e kur dikush përmend diçka tjetër atëherë reagoni ndaj Serbisë. Mendoni se jemi kretenë të cilët mund t’i godisni në kokë me një shkop”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti I Serbisë ka folur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, duke thënë se po punon në afrimin e qëndrimeve Beograd – Prishtinë, por duke reaguar ndaj deklarimeve të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se dialogu nuk është prioritet, Vuçiq ka thënë se edhe Serbia nuk ka pse nxiton.

“Brukseli nuk mund të ndihmojë këtu, por është detyrim i yni të punojmë për afrimin”, ka thënë Vuçiq. /Insajderi.com