Kosovë

Vuçiq nuk tërhiqet nga deklarata për luftë, thotë se shqiptarët kanë probleme të brendshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është tërhequr nga deklarata e tij për luftë.

Të enjten, Vuçiq tha se rajoni i Nagorno Karabakhut është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira derisa iu referua çështjes së Kosovës.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Për reagimet e liderëve në Kosovë për këtë kërcënim të tij, ai ka thënë se janë histerike.

”Ata kanë probleme të brendshme, deklarata ime ishte precize dhe e qartë. Kam folur për atë se duhet të shmangim politikën e konfliktit të ngrirë dhe se një konflikt i ngrirë në të ardhmen do të mund të sjell përplasje të armatosura, gjë që nuk e dëshiron askush”, ka thënë Vuçiq, përcjell B92.net të premten.

Sipas tij, për Serbinë është e rëndësishme të ruajë politikën e paqes.