Lajme

Vuçiq: Merkel do ta vizitojë Serbinë, pa Gjermaninë në krah s’ka progres

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dekl

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kancelarja gjermane, Angela Merkel, do ta vizitojë Beogradin.

Këto komente i pari në Serbi i bëri të martën në Slloveni para nisjes së Forumit Strategjik të Bledit.

Ai tha se “asnjë vend nuk mund të shënojë progres nëse se ka Gjermaninë në krah”, raporton N1.

“Njerëzit duan të bashkëpunojnë lirshëm, të luftojnë për parimet në të cilat bazohet Bashkimi Evropian – lirinë e lëvizjes për njerëzit, shërbimet dhe kapitalin. Nuk e di kujt do t’i vinte keq nëse nuk do të kishte kufij midis Beogradit, Skoplës dhe Tiranës”, ka thënë ai referuar iniciativës “Ballkani i Hapur”.

Aleksandër Vuçiq është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, si dhe me atë të Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiq.

Me ta e postoi një fotografi në Instagram.

Po ashtu, presidenti serb deklaroi se disa nismën “Ballkani i Hapur e shohin si përpjekje të Serbisë “për dominim të rajonit”, po shtoi se “kjo është veç në të mirën e njerëzve dhe fqinjësisë së mire”.

Më parë “Ballkani i Hapur”, është quajtur “Minishengeni”, emër që u ndryshua në Shkup, ku dhe u nënshkrua marrëveshja.

Kosova nuk ka pranuar të përfshihet në të, kryeministri, Albin Kurti, thotë se duhet të niset me bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri. /Insajderi.com