Lajme

Vuçiq me ftesë të Borellit në Bruksel më 26 prill

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të z

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të zhvillojë një vizitë pune në selinë e Bashkimit Evropian më 26 prill, transmeton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga media serbe “Tanjug”, qëllimi i kësaj vizite dhe bisedimeve midis Vuçiqit dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, do të jetë përshpejtimi i integrimit evropian të Serbisë.

Madje, raportohet se i pari i Serbisë po udhëton për në Bruksel me ftesë të Ministrit të Jashtëm të BE-së, Josep Borell, i cili do të organizojë një drekë pune për delegacionin nga Beogradi.

Në Bruksel, dy ditë pas vizitës së Vuçiqit, pritet që të njëjtët zyrtarë të vizitohen edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili do të zhvillojë vizitën e tij të parë në kryeqendrën evropiane pas ardhjes së tij në pushtet për herë të dytë. /Insajderi.com