Lajme

Vrau babë e bir, ekstradohet nga Italia Etjen Cani

Një person i shumëkërkuar ka rënë në pran

Një person i shumëkërkuar ka rënë në pranga. Policia bëri të ditur se është kapur në Itali dhe sot është ekstraduar drejt Shqipërisë, 28-vjeçari nga Elbasani, Etjen Cani.  Ai është autori i dyshuar i vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, në vitin 2012.

Policia përmes një njoftimi bëri të ditur se: “Specialistët e Interpol Tirana bënë ekstradimin nga Milano, Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar E. C. 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese, në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Shtetasi E. C. është autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur më datë 15.08.2012, në qytetin e Elbasanit, ku janë vrarë me armë zjarri babë e bir, shtetasit G. B. dhe N. B.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë”.


Etiketa: , , , , , , ,