Lajme

Vrasje me armë zjarri në Vlorë, policia jep detaje

Mëngjesin e sotëm një person është gjetur

Mëngjesin e sotëm një person është gjetur i  vdekur në Vlorë. 34-vjeçari Kreshnik Dashi u gjet pa shenja jete nga disa kalimtarë, pranë banesës së tij. Fillimisht u dyshua për një vdekje natyrale.

Por në shpatull efektivët e policisë dalluan disa plagë. Menjëherë trupi u çua për ekspertizë, ku rezultoi se ai është qëllluar me armë zjarri nga një distancë e afërt.

Kreshnik Dashi punonte në një firmë këpucësh në Vlorë. Sipas policisë 34-vjeçari nuk ishte me precedent të mëparshëm penal. Dyshohet se Dashi është vrarë pas një konflikti të çastit.


Etiketa: ,