Lajme

Vrasje dhe plagosje, tronditet sërish familja Kosiqi në Dibër

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur familj

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur familjen Kosiqi në Maqellarë të Dibrës. Mediat raportojnë se një sasi tritoli ka shpërthyer para vilës së Gëzim Kosiqit. Mësohet se i plagosur ka mbetur Ismail Kosiqi, 27 vjeç. Shpërthimi ka ndodhur në murin rrethues të banesës, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Para 1 viti e gjysëm është vrarë djali i kësaj familje, Elsi Kosiqi, 32 vjeç.

Historia e 2018-ës

32-vjeçari Elsi Kosiqi, babai i tre fëmijë u ekzekutua në 20 mars të vitit 2018 në derën e banesës.

Viktima ishte me precedentë penale, ndërsa familja e tij ka një hotel në llixhat e Dibrës. 32-vjeçari sapo ishte kthyer nga Maqedonia. Kosiqi, ndërkohë më herët kishte qëndruar në Itali dhe kishte ndërtuar një hotel pranë llixhave të Dibrës. Për vrasjen policia arrestoi 24-vjeçarin Mahmut Gega.

*Në foton më poshtë viktima Elsi Kosiqi


Etiketa: , , , , , ,