Showbiz

Vrasja në Lipjan – “I vrari erdhi nga Zvicra, dy familjet kishin edhe biznese së bashku”

Në fshatin Hallaq të Lipjanit ka ndodhur një ra

Në fshatin Hallaq të Lipjanit ka ndodhur një rast tragjik ku një person ka vdekur e pesë të tjerë janë plagosur me armë zjarri.

Policia për Insajderi.com ka konfirmuar rastin, por nuk janë dhënë detaje të shumta e as motivet që kanë çuar deri tek ky rast.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për dy familje që janë fqinj në mes vete, por ende asgjë zyrtare nuk ka.

Bahri Tërpeza, komshi i dy familjeve, ka thënë për T7 se dy familjet kanë punuar edhe më parë në disa biznese së bashku.

“Rasti që e dëgjova është i dhimbshëm. Këto dy familje Hoxha e Jakupi  kanë qenë të afërt mes vete s’kanë pasur konflikt më herët. Kanë punuar në disa biznese. Gjithë kanë pasur bashkëpunim mes vete kanë qenë të afërt mes vete”, thotë komshiu i tyre

Lavdim Troshupa, një komshi tjetër ndërkaq ka bërë të ditur për televizionin se personi që ka ndërruar jetë kishte ardhur nga Zvicra para pak ditësh.

“Po tash e bastisën njërën nga shtëpitë. E gjetën dy thika e një shufër. Është e vërtetë, e kanë çuar mes vete shumë mire. Njëri nga djemtë e njërës familje ka bërë fjalë me këta të familjes Hoxha. I vdekuri ka ardhur nga Zvicra para tri dite”, tha ai./Insajderi.com