Lajme

‘Vrasja e Santiago Malkos’/ Krimet e Rënda lënë në burg Blendi Tetën

Gjykata për Krime të Rënda ka rikonfirmuar m

Gjykata për Krime të Rënda ka rikonfirmuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Blendi Tetën, të vetmin të arrestuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Teta akuzohet për moskallëzim krimi, ndërsa s’ka qenë i pranishëm në seancë, ndërsa avokati kërkoi një masë më të butë.

Nga hetimet rezultoi se Blendi Teta ka hyrë në territorin shqiptar nga pika kufitare e Morinës, mbrëmjen e 22 gushtit 2019, bashkë me Aleksandër Maxhakun, Leonard Dukën dhe Fatmir Hysenin.

Automjeti me të cilin udhëtonin ka qenë i markës ‘Mercedes Benz’ i blinduar, që drejtohej nga Maxhaku.

Blendi Teta u tha hetuesve se ai ka shoqëruar Maxhakun, për në aeroportin e Prishtinës, pasi do të prisnin dy miqtë e tyre, Duka dhe Hyseni, që do të ktheheshin nga Spanja.

Për ekzekutimin e ish-oficerit të Patrullës i vetmi i arrestuar është Teta, ndërsa tetë personat të tjerë janë shpallur në kërkim.


Etiketa: , , ,