Lajme

Vrasja e Lefter Zhidrus – Gazetari: Përgatiti eksploziv gjatë negociatave, u ekzekutua me sniper

Gazetari Artan Hoxha, në një lidhje Live për ‘O

Gazetari Artan Hoxha, në një lidhje Live për ‘Opinon’, foli për ekzkekutimin e Lefter Zhidrus nga forcat RENEA këtë pasdite në Elbasan.

Gazetari tha se procedura standard e RENEA, për të kufizuar zonën, për të larguar të rrezikuarit, ka shpëtuar një tragjedi të vërtetë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Hoxha tha se në banesën e Zhidrus, janë gjetur 6 kallëpe lëndë ekplozive gati për shpërthim. Gjithashtu ai shtoi se është gjetur një bombol gazi dhe një çantë me tel përcjellës, për t’u përdorur si minë, gati për t’u aktivizuar.

Gazetari tha se 71-vjeçari nuk i kishte gati mjetet për lëndën plasëse, por gjatë kohës së negociimit me forcat speciale, i ka bërë gati të gjitha.

Hoxha, tha se fillimisht, përpara se RENEA të futej në banesën e Zhidrus, në momentin kur ai zbrazi karikatorin ndaj forcave speciale, një snajper i pozicionur jashtë, ka qëlluar me një plumb në kokë 71-vjeçarin.

Në pasiguri nëse Zhidru ka vdekur, pasi kanë hapur derën, RENEA ka futur qenin e stërvitur në banesë. Pasi qeni ka dalë dhe ka konfirmuar me sinjale se Zhidru ka vdekur, janë futur dhe kanë gjetur të pajetë 71-vjeçarin.


Etiketa: , ,