Lajme

Vrasja e Indrit Çelajt, vetëdorëzohet njëri nga vëllezërit Kusi

Pas 4 muajve në arrati, është vetëdorëzuar

Pas 4 muajve në arrati, është vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.

Griseldo dhe Albano Kusi u shpallën në kërkim nga policia e Tiranës pas ngjarjes së ndodhur mesditën e 22 gushtit tek ‘Myslym Shyri’, ku i riu Çelaj u qëllua me plumb në kokë, ndërsa punonte në shtëpinë e autorëve për montimin e kondicionerëve.

Dyshimet janë se varsjen e ka kryer Alban Kusi, ndërsa Griseldo që u dorëzua sot ka ndihmuar të vëllanë në krim.