Lajme

Vrasja e Cukut/ Avokati: Qesharake, porositësi në Greqi, policia…

Gjykata e Krimeve të Renda ka rinisur procesin

Gjykata e Krimeve të Renda ka rinisur procesin gjyqësor për të pandehurit, Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci. Jambelli akuzohet si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Artan Cukut, ndërsa Leci si ndihmës i tij. Procesi ishte pezulluar për një periudhë 13 mujore.

Jambelli dhe Leci janë liruar nga autoritetet greke të cilat rrëzuan kërkesën e Shqipërisë për ekstradim. Në seancën e sotme Gjykata relatoi se përgjatë këtij viti që çështja ishte e pezulluar, policia e Fierit dhe Beratit kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, por nuk i kanë gjetur.

Neshat Fana, avokat i familjes se Artan Cukut e cilësoi qesharake faktin se policia i kërkon në Shqipëri, kur ata janë liruar në Greqi.

“Kjo është qesharake ju kërkoni në Fier e Ballsh për të pandehurit kur të gjithë e dinë që Jambelli dhe Leci janë liruar nga Greqia”, u shpreh Fana për BW.