Lajme

Vranësira të dendura dhe reshje shiu, moti për ditën e sotme

Moti “gri” me vranësira mesatare dhe të d

Moti “gri” me vranësira mesatare dhe të dendura do të vijojë edhe ditën e sotme, ndërsa temperaturat në vlerat maksimale do të kapin vlerat nga 17ºC në zonat malore deri në 21ºC në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Temperaturat në vlerat e mëngjesit pritet të kenë një rritje prej 1-4 gradë në krahasim me një më parë.

Sipas Shërbimit Meteorologjik të Ushtrisë, në zonën e jugperëndimit dhe veriperëndimit do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Gjatë orëve të pasdites reshjet e dobëta do të përfshijnë vijën bregdetare si dhe një pjesë të ultësirës perëndimore.

Era do të vijojë relativisht intensive me drejtim juglindje – lindje dhe shpejtësi 15-25m/s.


Etiketa: ,