Maqedoni

Votimi i hapur i Jahsokit, asnjë ankesë në KSHZ, heshtje edhe në polici e prokurori

Asnjë ankesë nuk ka arritur në Komisionin Shte

Asnjë ankesë nuk ka arritur në Komisionin Shtetëror Zgjedhor për zgjedhjet lokale në Shtip dhe Pllasnicë. Komisionerët dhe vëzhguesit nuk kanë evidentuar në procesverbale as veprimin e deputetit të BDI-së, Ismail Jahoski i cili pas votimit shpalosi fletëvotimin duke shkelur dispozitat e Kodit Penal mbi ruajtjen e fshehtësisë së votës. Veprime nuk ndërmerren as nga Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme të cilat i hedhin fajin njëra tjetrës lidhur me ndjekjen e mundshme penale ndaj deputetit Jahoski.

The post Votimi i hapur i Jahsokit, asnjë ankesë në KSHZ, heshtje edhe në polici e prokurori appeared first on Alsat.