Lajme

Votat për çdo qark – PS bie sërish, rritet PD (Shifrat e fundit)

Janë numëruar deri në orën 16:00, 2748 kuti vot

Janë numëruar deri në orën 16:00, 2748 kuti votimi nga 5199 Qendra Votimi në total. Në rang kombëtar, PS kryeson me 48.93% të votave e përkthyer në mandate, 75 deputetë, PD-AN 39.37% të votave ose 58 deputetë, LSI 7.07% ose 5 deputetë dhe PSD, 2$ ose 2 mandate.

QARKU ELBASAN
Në Qarkun e Elbasanit, kur deri tani janë numëruar 323 Qendra Votimi nga 511 gjithsej, Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate deputetësh, me 55.6% të votave. Ndërsa Partia Demokratike me 36.2% të votave ka siguruar deri tani 5 mandate deputetësh. Lëvizja Socialiste për Integrim ndërkohë deri më tani ka marrë 5.1% të votave duke mos arritur në votat e mjaftueshme për një mandat deputeti.

QARKU FIER
Edhe në Qarkun e Fierit, sipas rezultatit paraprak të votave, kur janë numëruar 306 Qendra Votimi nga 580 gjithsej, Partia Socialiste ka siguruar 9 mandate me 52.6% të votave. Ndërsa Partia Demokratike ka siguruar deri tani 6 mandate deputetësh me 37.4% të votave. Lëvizja Socialiste për Integrim me 7.3% të votave ka siguruar një mandat deputeti deri tani në Qarkun e Fierit.

QARKU TIRANË
Sipas të dhënave paraprake deri në orën 15:00 ku janë numëruar 380 Qendra Votimi në Qarkun e Tiranës, rezulton se PS ka një diferencë prej 11 699 vota krahasuar me PD-në. PS rezulton të ketë arritur në shifrën e 65 mijë votimeve, ndërkohë që PD rreth 54 mijë vota. Partia e tretë është LSI që në 380 QV të numëruar ka arritur të marrë 8 279 vota. Ndërkohë që PSD e Tom Doshit ka siguruar një mandate, ndërsa nga kutitë e votimit kanë dalë 4 343 vota. Koalicioni i PD-së dhe LSI-së sëbashku nuk e kanë arritur votat e PS-së, ndërkohë që votat e tyrë së bashku arrijnë në 62 500 vota.

QARKU SHKODËR
Në Qarkun e Shkodrës, deri më tani, PD ka marrë 43.9%, PS 29.5%, LSI 9% dhe PSD 14%.

QARKU KUKES
Edhe në Qarkun e Kukësit, me numërimin e 118 QV nga 141 gjithsej, Partia Demokratike rezulton paraprakisht si fituese e 2 mandateve, me 62.6% të votave. Partia Socialiste ka siguruar një mandat, me 35.6% të votave. Ndërsa LSI ka marrë 0.2% të votave, duke mos arritur në votat e mjaftueshme për të siguruar një mandat në këtë qark.

QARKU LEZHË
Në Qarkun e Lezhës, kur janë numëruar 115 QV nga 249 gjithsej, Partia Demokratike ka siguruar 4 mandate deputeti deri tani, me 45.1% të votave. Ndërsa Partia Socialiste ka siguruar 3 mandate me 41.7% të votave. Edhe në Qarkun Lezhë, sipas rezultatit paraprak, LSI që ka marrë 8.9% të votave, nuk ka siguruar mjaftueshëm vota për të arritur në një mandat deputeti që të përfaqësohet në Parlamentin e ardhshëm.

QARKU DIBËR
Në Dibër janë numëruar 127 QV nga 227 gjithsej. PS kryeson me 17657 vota e ndjekur nga PD me 17 002 vota, ndërsa LSI ka marrë 2721 vota.

QARKU KORÇË
Janë numëruar 197 QV nga 427 gjithsej. PS ka marrë 26 888 vota, PD 23 639 vota dhe LSI 4 297 vota.

QARKU VLORË
Janë numëruar 62425 vota në të gjithë qarkun. PS ka marrë 35975 ose 57.63%, PD 20 278 ose 32%, LSI 3918 vota ose 6.18%.

QARKU GJIROKASTËR
PS, 18496 vota ose 55.43%, PD 9502 vota ose 28.47$ dhe LSI 4416 vota, ose 13.23%.

QARKU BERAT
PS ka marrë në Qarkun e Beratit deri tani 19324 vota, PD 9710 vota dhe LSI 4946 vota.

QARKU DURRËS
PS ka marrë 21 205 vota ose 51.85%. PD numëron 16282 vota ose 39.81% të votave dhe LSI 2592 vota, ose 6.34%.

188


Etiketa: , ,