Lajme

Vodhi 10 euro në tyrbe, arrestohet gjakovari

Policia në Gjakovë ka arrestuar një person i cili dyshohet që ka vjedhur 10 euro në një tyrbe.

Rasti ka ndodhur mesnatën e së shtunës në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që i njëjti ka kryer vjedhje në tyrbe ku ka vjedhur nga kasaforta   rreth 10 euro”, njofton policia.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thekson njoftimi i policisë.