Lajme

Vodhën orë Rolex dhe sende të çmuara, pranga pesë shqiptarëve

Pesë shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk

Pesë shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, përfunduan në prangat e policisë italiane në Marcianise, në zonën Caserta. Ata u arrestuan për posedim të mallrave të vjedhura, pas disa grabitjeve në provincën e Avellino.

Karabinierët ndaluan një automjet brenda të cilit ishin dy nga pesë shqiptarët, duke gjetur menjëherë 4 mijë euro ‘cash’. Ata më pas kontrolluan vendbanimin e tyre, ku ishin tre bashkatdhetarët e tjerë, u gjetën bizhuteri, Rolexa dhe objekte të tjera të çmuara.

Nga hetimet e menjëhershme, doli se grupi shqiptar ishte përgjegjës për të paktën dy grabitje të kryera në Rotondi (Avellino) në 28 tetor dhe 5 nëntor. Viktimat e grabitjeve i njohën pesë banditët dhe dëshmuan kundër tyre.


Etiketa: ,