Maqedoni

VMRO-DPMNE reagon ndaj librave digjitalë: 25 mijë nxënës mbeten jashtë procesit mësimor

Edhe VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj ministres s

Edhe VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj ministres së Arsimit, Mila Carovska pas paralajmërimeve për tërheqjen e librave të zakonshëm dhe zëvendësimin e tyre me libra digjital. Nga kjo parti akuzojnë Carovskën se hyn në një përpjekje të tillë duke pasur parasysh se dhjetë përqind e nxënësve nuk e kanë mundësi të ndjekin mësimet në internet. Me këtë,s ipas VMRO-s, ministrja e Arsimit krijon pabarazi dhe  shfuqizon arsimin e detyrueshëm ligjor.

– Advertisements –


Duke marrë parasysh që numri i përgjithshëm i nxënësve në Maqedoni është rreth 250,000, numri I nxënësve që Carovska tani po i përjashton nga arsimi është rreth 25,000. Sipas të dhënave që i përdor Carovska, tani edhe gjatë epidemisë, kaq nxënës janë të përjashtuar nga arsimi. 1,300 nxënës nuk kanë energji elektrike në shtëpitë e tyre, qindra nxënës gjoja ndjekin mësimet, por nga televizori ose  nga materialet e shtypura që duhet të marrin në shkollë- deklaroi Vesna Kusakatska, VMRO-DPMNE.