Lajme

Vlora Dumoshi dekoron ish-vjehrrin me Çmimin për Vepër Jetësore

Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, i ka ndarë sot Çmimin për Vepër Jetësore regjisorit Ekrem Kryeziu.

Kryeziu ka qenë ish-vjehrri i Dumoshit. Ministrja vite më parë ka qenë e martuar me këngëtarin Shkumbim Kryeziu.

Reklamo bizensin tuaj ketu

E për ndarjen e disa çmimeve në kuadër të Ministrisë së Kulturës ka njoftuar vetë Dumoshi.

Ky është njoftimi i plotë i saj:

Në cilësinë e Ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit pata nderin të ndaj sot çmimet vjetore për kinematografi “Bekim Fehmiu”, për vitin 2019.

Juria e përbërë nga anëtarët Arbresha Grabovci Nixha, Burbuqe Berisha, Blerta Basholli, Agron Vula dhe Kimete Berisha kanë marrë vendim që Çmimi për Vepër Jetësore t’i ndahet regjisorit Ekrem Kryeziu ndërsa Çmimi vjetor për Kinematografi t’i ndahet filmit “Në mes” nga regjisori Samir Karahoda.

Përgëzoj regjisorin Kryeziu për çmimin që i ndahet si vlerësim për kontributin e tij të çmuar shumëvjeçar duke qenë ndër nismëtarët që trasoi rrugën për filmbërësit e rinj dhe regjisorin Karahoda i cili solli një film që tejkaloi kufijtë e Kosovës e që ka për epiqendër temën e ndjeshme të migrimit.

Kinematografia në Kosovë po kalon në periudhën e saj të artë, falë talentit dhe një përkushtimi të jashtëzakonshëm të këtij komuniteti, talent i cili çdo ditë e më tepër po vlerësohet në Evropë e botë.