Sport

Vllaznia/ Shkodranët pranë akordit me një futbollist të Milanit

Një lajm përsa i përket Kategorisë Superiore, k

Një lajm përsa i përket Kategorisë Superiore, ka filluar të qarkullojë në Itali. “Tuttomercatoëeb” ka raportuar se klubi i Vllaznisë po përgatit një lëvizje për Emir Muratin. Mesfushori shqiptar është pjesë e të rinjve të skuadrës së Milanit dhe pritet të huazohet te kryesuesit e Superiores deri ne fund të këtij sezoni. Murati për herë të fundit ka luajtur i huazuar te skuadra “Pro Sesto” në kategorinë e tretë në Itali, por nuk gjeti shumë hapësira dhe u kthye te kuqezinjtë. Të presim për të parë nëse lojtari i lindur në Itali do të pranojë të vijë në kampionatin shqiptar dhe pse jo për të fituar një trofe.