Lajme

Vjosa Osmani vetë e gjashta në Kuvend, kaq vota morën kandidatët e saj

Lista Guxo e Vjosa Osmanit ka marrë 6 deputetë në zgjedhjet e fundit.

Në listën e 58 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje gjashtë kandidatë nga Lista e Vjosa Osmanit kanë fituar mandatin në legjislaturën e tetë.

Vjosa Osmani, Donika Gërvalla, Faton Peci, Haxhi Avdyli, Doarsa Kica, Jeta Statovci do të jenë pjesë e Kuvendit brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vevtëvendosje.

Vjosa Osmani ka arritur të fitojë 300 mijë e 788 vota, Donika Gërvalla 71 mijë e 720 vota, Haxhi Avdyli 26 mijë e 630 vota, Faton Peci 25 mijë e 307 vota, Doarsa Kica 10 mijë e 604 vota dhe Jeta Statovci 9 mijë e 410 vota.