Lajme

Vjosa Osmani suspendon Driton Gashin nga pozita e Sekretarit në Presidencë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka suspenduar nga detyra Driton Gashin, sekretarin e Zyrës së Presidentit.

Sipas vendimit , Gashi është suspenduar me dyshimet për shkelje të rëndë të detyrave të punës.

Po ashtu, atij i ndalohet qasja në Presidencë dhe në dokumentet zyrtare të këtij institucioni.