Showbiz

Vjosa Osmani: Sa më shpejt të mbahen zgjedhje

Përmes një komunikimi virtual me Cédric Wermuth

Përmes një komunikimi virtual me Cédric Wermuth, që është nënkryetar i Partisë Socialdemokrate të Zvicrës, Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen sa më shpejt, njofton Insajderi.

“Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”.

Më pas Osmani ka folur edhe për të ardhmen e saj në politikë, ku ka shtuar se është e vështirë të parashikohet, por do të jetë çdo herë në anën  e duhur të historisë.

“Çka mund të them tani se do të jem rrotull dhe do të bëjë më të mirën për njerëzit. Në politikë është vështirë të parashihet e ardhmja politike. Por, një gjë është e sigurt – do të jem në anën e drejtë të historisë dhe do të jem bashkë me njerëzit që duan më të mirën për vendin dhe që mbajnë premtimet”

Osmani ka një kohë që është duke kërkuar zgjedhje të reja duke mbajtur qëndrimin e njëjtë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe duke i dal kundër qëndrimeve të pastrisë së vet, Lidhjes Demokratike të Kosovës./Insajderi.com