Lajme

Vjosa Osmani iu rrëfen deputetëve në Shqipëri: Familjari mu varros për së gjalli nga Enver Hoxha

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani sot iu ka adresuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa tha se qytetarët e Kosovës i janë mirënjohës përjetë shtetit shqiptar.

Ajo rrëfeu edhe një histori që ndërlidhet me familjen e saj.

Kryeparlamentarja rrëfeu se si xhaxhai i nënës së saj është varrosur për së gjalli nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Ajo tha se si historia e familjes së saj, ka edhe me mijëra të tilla të familjeve tjera shqiptare.

“Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin edhe familja ime. Përderisa gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb e në fund edhe kishte vdekur nga ato tortura, në anën tjetër xhaxhai i nënës, pra vëllai tjetër Sylejman Vuçitërna kryetar i Akademisë Ushtarake në Shqipëri kishte mbetur këtu në Shqipëri por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës. Kjo histori e dhimbshme e ndarjes së familjes në të dy anët e kufirit është histori e qindra familjeve shqiptare e mijëra familjeve shqiptare”, ka thënë ajo.