Lajme

Vjosa Osmani ia ndërpret mandatin anëtarit të Listës Serbe në KQZ, Nenad Rikalo

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke u mbështetur në Kushetutën e Republikës së Kosovës, sot ka marrë vendim t’ia ndërpresë mandatin në Komisionin Qendror Zgjedhor, përfaqësuesit të Listës Serbe, Nenad Rikalo.

Ky vendim është marrë pasi që Rikalo, ditë më parë nga Qeveria e Serbisë ka marrë pozitë të lartë në të ashtuquajturën “Zyre për Kosovën”.

Reklamo bizensin tuaj ketu

“Në mbështetje të nenit 90 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 6 të Ligjit Nr. 03/L – 094 për Presidentin e Republikës së Kosovës (GZ, Nr. 47,  25 janar 2009), nenit 61 (paragrafi 5, pikat a dhe d) të Ligjit Nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (GZ, Nr. 31, 15 qershor 2008), nenit 3 (paragrafi 4) të Rregullores (P) Nr. 02/2016  për  strukturën organizative të Presidencës (08.09.2016), si dhe duke marrë parasysh shkresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të pranuar në Zyrën e Presidentit më 20.11.2020 (Nr. Prot.: 1240)” nxjerr: Vendim: 1. Z. Nenad Rikalo, i ndërpritet mandati si Anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit“, thuhet në vendimin e U.D. të presidentes Osmani.

Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës dhe anëtari aktual i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, Nenad Rikalo, është emëruar si ndihmës i përkohshëm i shefit të Zyrës së Kosovës sipas një vendimi të Qeverisë së Republikës së Serbisë.