Lajme

Vjosa Osmani ia morri një bashkëpuntore Pacollit, reagojnë nga LDK’ja

Anëtari i LDK’së, Bajram Gecaj ka reaguar pasi Rejhane Vuniqi ish-anëtare e AKR’së iu bashkua iniciativës së Vjosa Osmanit.

Gecaj ka thënë se skena politike nuk ndryshohet nga ata që sorollaten nëpër parti.

“Skena jonë politike nuk ndryshohet duke u sorollatë nëpër parti politike si me qenë duke hyrë e dalë nëpër shitoret e Albi-Mall! Nuk do ta shpikim ne as rrotën e as ujin e ftohtë! Ndryshimet bëhen si në të gjitha shtetet demokratike perëndimore, duke vepruar nga brenda, e jo të eksperimentohet në pafundësi me të ashtuquajturit “reformatorë”, të cilët/at e bëjnë skenën “lomsh” për hir të egos dhe urisë individuale për pushtet”, ka shkruar ai.