Showbiz

Vjeshta më e ëmbël se kurrë! VIP-at që u bënë prindër së fundmi

Pamela Aliaj – Nga Ermal Fejzullahu tek  Sar

Pamela Aliaj – Nga Ermal Fejzullahu tek  Sara Hoxha, të njohurit fatlumë të kësaj stine – Fotot e para të foshnjave, ja si i njoftuan të famshmit ardhjen në jetë të vogëlushëve





Edhe pse stina e vjeshtës sjell shumë ndryshime si në temperatura edhe në gjendjen shpirtërore, për shumë nga njerëzit është një ndër periudhat më të bukura të vitit. Kjo për një arsye shumë të thjeshtë: ardhja në jetë e një fëmije! Disa nga VIP-at tanë janë bekuar me sjelljen në jetë të fëmijës së tyre të parë apo edhe të dytë. Një ndjesi aq e bukur kjo që i bën prindërit të mos ndjejnë as stinën e as vitin duke qenë se gjithë vëmendja dhe dashuria është e përqendruar tek ata. Ndërkaq këto lajme të bukura i kanë shpërndarë vetë VIP-at nëpër rrjete sociale duke dhënë dhe lajmin e bukur.

 Najada Saliasi (Noçja e ‘Big Brother’)

Përmes disa fotove ilustruese mbi shtatzëninë dhe muajt e parë të ardhjes në jetë të fëmijës, Najada Konomi, e njohur nga publiku si Noçja e ‘Big Brother’, zbuloi së fundmi në ‘Instagram’ se është bërë nënë. Nisur nga komentet, prej dy muajsh, ajo është bërë nënë e një vajze. “Momentet më të mrekullueshme,” shkroi Konomi në postim. Në qershor, Najada zbuloi për herë të parë se ishte në pritje të ëmbël. “Të rrisësh një fëmijë është një periudhë krijuese, art më shumë se shkencë”,- shkroi ajo në foton ku shfaqej me penel dhe bojëra në duar. “Tani barku im është po aq fisnik sa zemra ime. Vogëlushe, ti më jep një arsye për të buzëqeshur çdo ditë.” Në janar të 2018-s, ajo bëri publik lajmin se është martuar me partnerin, marrëdhënien me të cilin është përpjekur ta mbajë larg vëmendjes. Ndërkohë që ditën e djeshme, me anë të një fotoje në “Facebook” na tregoi këmbët e të voglës së saj, ish-banorja e ‘Big Brother’ tregon se vogëlushja ka lindur me 24 gusht si dhe zbulon emrin që ka vendosur për të: Aria.

Gaz Paja

Gaz Paja është bërë baba për herë të parë në datën 30 tetor. Aktori i famshëm i humori bëri të ditur lajmin me anë të një postim në ‘Instagram’. Bashkëshortja e tij, Ira solli në jetë një djalë të pagëzuar me emrin Dard. “Mirë se erdhe bir. Në emrin tënd, po falënderoj të gjithë ata që uruan dhe u bënë pjesë e gëzimit tonë. Ka baba djalë,”-shkroi aktori.

Olta Xhaçka

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka bëhet nënë për herë të dytë në datën 12 tetor. Burime bënë me dije se ministrja ka sjellë në jetë pak orë më parë vajzën e saj të dytë dhe të dyja gëzojnë shëndet të plotë. Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ish-deputeti Artan Gaçi janë prindër edhe të një vajze tjetër, 4 vjeçe me emrin Hana.

Sara Hoxha

Sara Hoxha me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ka bërë të ditur se u bë nënë për herë të dytë në 12 tetor. Ajo dje (11 tetor) solli në jetë një djalë, të cilin vendosën që ta pagëzojnë Roman, ndërsa publikoi foton e parë të tij. Në foto, Sara shihet e shtrirë në spital me foshnjën në krah dhe djalin e madh, London Noor. “Çmendurisht e dashuruar në Romanin tonë, i lindur dje më 11 tetor 2019. Më herët sesa që pritej, megjithatë 2.9 kg gëzim të pastër”, ka shkruar ajo.

Granit Xhaka

Granit dhe Leonita Xhaka janë bërë prindër në 7 tetor. Futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka dhe bashkëshortja e tij Leonita janë bërë prindër për herë të parë. Ishte Graniti ai i cili e ka publikuar foton e parë me foshnjën, gjinia e të cilës është vajzë. “Mirë se erdhe princesha jonë e vogël, babi dhe nëna të duan shumë”,-ka shkruar ai pranë postimit të fotos.

Ermal Fejzullahu

Pritjes i ka ardhur fundi dhe familja Fejzullahu është shtuar me një pjesëtare të re. Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu është bërë baba për herë të katërt. Ai ka publikuar një foto të vajzës së tij, të cilën e kanë quajtur Ana, duke zbuluar kështu dhe pamjen e vogëlushes. “Mirëseerdhe në jetë Ana”, ka shkruar këngëtari krah fotos ku e vogla është e rrethuar nga dy motrat dhe vëllai i saj. Me siguri ky duhet të jetë një momentet më të lumtura në familjen Fejzullahu, pasi familja e tyre u zgjerua edhe më shumë. Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Ariana organizoi një ‘babyshower’ dedikuar më të voglës në familjes.