Showbiz

“Vjen së shpejti”, një video e shkurtër e bashkëpunimit ndërmjet Getit, Onatit, Bluntit dhe Real 1

Lajmi për një bashkëpunim ndërmjet liderit të BabaStars, Getoar Selimi dhe pjesëtarit tjetër, Onar, me Shaolin Gang të përbërë, nga DJ Blunt dhe Real 1, është mirëpritur nga fansat e tyre.

Lajmin për këtë bashkëpunim të yjeve të njohura të skenës së hip-hopit shqiptar, e konfirmoi ditë më parë për Telegrafin, menaxheri i BabaStars, Dekorim Sahiti.


Konfirmohet bashkëpunimi i Ghetto Geasyt, Onatit me DJ Blunt dhe Real 1
Konfirmohet bashkëpunimi i Ghetto Geasyt, Onatit me DJ Blunt dhe Real 1

Ndërsa tash në rrjetet sociale është publikuar një fragment i shkurtër nga videoja muzikore që pritet të vijë në ditët në vijim.

“Vjen së shpejti”, është përshkrimi i videos së publikuar në profilin e Getit në Instagram, ndërsa Shaolin Gang kanë shkruar: “Babat po vijnë, tmerri i reperave”.

Reperët nga Kosova kanë sjellë projekte të suksesshme muzikore gjatë këtij viti, ndërsa bashkëpunimi mes tyre pritet me kërshëri nga fansat e tyre. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Coming soon …

A post shared by GETOAR SELIMI (@ghettogeasy) on

The post “Vjen së shpejti”, një video e shkurtër e bashkëpunimit ndërmjet Getit, Onatit, Bluntit dhe Real 1 appeared first on Telegrafi.