Sport

Vjen reagimi i Driton Kukës pas suksesit të Majlinda Kelmendit

16:55 | 24 Tetor 2019

16:55 | 24 Tetor 2019

Majlinda Kelmendi i ka sjellë edhe një medalje të artë Kosovës.

Xhudistja nga Peja ka triumfuar në Grand Slamin e Abu Dhabi, duke mundur në finale xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida.

Pas suksesit, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Driton Kuka.

Ai ka thënë se sot do të festojë me të artën, duke iu referuar Majlinda Kelmendit.

“Sot po festojmë me të artën! Grand Slam Gold Abu Dhabi Champion”, ka shkruar Kuka./Lajmi.net/