Showbiz

Vjen në jetë Ulfa, ish-banori i ‘Big Brother’ bëhet baba për herë të parë

Ish-banori i “Big Brother”, Elsamed Senaj, ësht

Ish-banori i “Big Brother”, Elsamed Senaj, është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Klaudia ka sjellë në jetë një vajzë, të cilës i kanë vendosur emrn e veccantë, Ulfa.





Lajmin e ka bërë me dije  Elsamedi, i cili ka ndarë një foto të vogëlushes së porsalindur, vetëm pak minuta pasi ajo kishte ardhur në jetë.

“Sapo Zoti na bekoi me vajzën tonë, Ulfa. Faleminderit Zot për këtë bekim kaq të madh! Faleminderit jeta ime Klaudia për këtë dhuratë kaq të bekuar! 23.01.2021, 21:00.

Si baba i ri sapo kam marrë ndjenjën më të bukur në jetën time, bekimin më të madh dhe sytë e mi shikojnë tjetër botë”, -ka shkruar ai.

Ndërsa partnerja e Elsamedit, ka ndarë disa orë më pas një foto me bebushen në sallën e lindjes, ndërsa shkruan: “Ulfa – Përjetësisht bashkë fryma ime! Faleminderit Zot!”