Lajme

Vitia: Vendimi qeveritar për izolim ishte domosdoshmëri

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar se vendimi qeveritar për izolim ishte domosdoshmëri, pasi këto lloj masash kanë treguar se janë efektive.

Gjatë një konference për media, Vitia tha se jetërat e njerëzve janë më të rëndësishme.

“Izolim të ngjashëm kanë praktikuar shumë vende të Bashkimit Evropian”, tha ai.

Për këtë ai pohoi se ky vendim ka po këtë qëllim, njofton Insajderi.

Vitia shprehi solidarizim me sektorët e prekur nga vendimi i ekzekutivit për kufizime të reja.

Por, tha se Qeveria do ta ndërmarrë masa që të mbështetet sektori privat. /Insajderi.com