Kosovë

Vitia tregon se kush do të ketë prioritet në vaksinim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka folur në ceremoninë për pritjen e vaksinave anti-Covid të ardhura donacion nga COVAX.

“Jemi që bashku në një moment të shumëpritur. Arritja e vaksinave të para shënon fillimin në një faze të re në luftën ndaj covid-19. Ky donacion arrin nga aleanca Covax. Duhet të ketë gjithëpërfshirje në këtë betejë të përbashkët. Ka kaluar më shumë se një vit prej rasteve t para. Jemi në gjendje të rëndë. Me numër të lartë të pacientëve, vende të pakta të lira në spitale”, ka thënë Vitia.

Ai po ashtu ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat, derisa ka thënë se kanë biseduar me institucionet relevante për masat e ardhshme.

“Ashtu si tha nga kryeministri, kohë nuk ka për të humbur. Do të fillojmë me masat e para aty ku duhet më së shumti. Vend për clirimin dhe relaksim nuk ka. Duhet ta dimë se nuk ka vend për relaksim. Ta mbajmë maskën dhe distancë e të shmangim vendet e mbyllura. Së bashku duhet të ulim numrin. Ashtu si është slogani ynë “bashkë ja dalim”, unë ju them se bashkë ja dalim. Kjo arrihet vetëm me respektimin e masave. Të gjithë duhet të sakrifikojmë dicka nga vetja që të ruajmë shëndetin. E dimë se barra bien mbi dikë më shumë se mbi të tjerët, por duhet të dimë se virusi nuk njeh. Gjatë kësaj kohe kemi filluar takimet e më të gjitha institucionet relevante dhe partnerët tanë për të diskutuar gjenden në të cilën jemi dhe veprimet që duhet të marrim”, tha ai.

Vitia tregoi se kush do të ketë prioritet në vaksinim.

“Vaksinimi fillon këtë javë me prioritet personelin shëndetësor. Ata kanë qenë në vijë të parë të frontit dhe kanë bërë punë të jashtëzakonshme. Qytetarë të nderuar, por futemi në një fazë të rëndë të kësaj pandemie. Respektimin e masave duhet ta bëjmë të gjithë pasi familjarët tonë mund të pësojnë nëse nuk jemi të kujdesshëm”, shtoi ai.