Kosovë

Vitia e pranon punën e Zemajt: Me Covax-in kanë qenë të gjitha në rregull, kemi vazhduar me atë dinamikë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pranuar se kanë vazhduar me dinamikën e ministrit paraprak, Armend Zemaj për  sigurimin e vaksinave nga programi Covax

Ai tha se tek Covax kanë qenë dakord me dinamikën dhe se shumë shpejtë priten të vijnë edhe 76 mijë doza tjera të vaksinës Astrera Zeneca.

“Unë edhe nga ish-ministri kam pranuar shumë gjëra në proces për të cilat e kam falënderuar dhe kam vazhduar. Natyrisht edhe nga ministri paraprak kam pranuar shumë gjëra që e kam falënderuar dhe kam vazhduar. Sa i përket pjesës së dinamikës së shtuar. Tek Covax jam dakord kanë qenë të gjitha si duhet dhe e kemi vazhduar me atë dinamikë ku kanë ardhur 24 mijë dozat e para dhe pritet që të vijë shumë shpejtë edhe 76 mijë doza”, ka thënë Vitia.

Kjo deklaratë e Vitisë ka ardhur pas pyetjes që i ka bërë Zemaj lidhur me atë se cila është dinamika që ka shtuar ministri në sigurimin e vaksinave anti-Covid