Lajme

Vijon bllokimi i fluturimeve në Rinas – 24 kontrollorë shoqërohen në polici

Ka shkuar në 24 numri i personave që janë shoqë

Ka shkuar në 24 numri i personave që janë shoqëruar në polici, pasi Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për situatën e krijuar nga e mërkura në Aeroportin e Rinasit, ku janë bllokuar të gjitha fluturimet për shkak të revoltës së kontrollorëve të kompanisë “AlbControl”, transmeton Insajderi.

Top Channel raporton se pas kallëzimit që “AlbControl” bëri ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet.

Pasditen e një dite më parë, ushtria dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë zbarkuan në Rinas, ndërsa Forcat e Armatosura morën nën kontroll aeroportin.

Shumica e kontrollorëve të trafikut ajror kanë ndaluar punën ditën e djeshme se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe kanë deklaruar paaftësi për punë.

Kërkesat e kontrollorëve janë:

Rikthim i kolegëve në punë;

Shfuqizim i vendimeve të bordit;

Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

Një anëtar sindikate të jetë anëtar bordi./Insajderi.com