Sport

VIDEO/ Tifozi kuqezi “tërbon” Maldinin, ja veprimi që inatosi si rrallëherë drejtorin sportiv të Milanit

Paolo Maldini njihet si një nga personazhet më

Paolo Maldini njihet si një nga personazhet më paqësorë të botës së sportit, me ish-kapitenin e Milanit që rrallë herë shfaqet i inatosur në publik.



Rasti i fundit ka shfaqur një tjetër anë të drejtuesit kuqezi i cili u nervozua me veprimin e një tifozi kundrejt makinës së tij.

Në videon e publikuar nga “LaGazzetadelloSport” shihet sesi gjatë kalimit te një grumbulli tifozësh përpara ndeshjes kundër Atalantës një tifoz në eufori e sipër i hedh ujë xhamit të përparmë të makinës së Maldinit.

53-vjeçari reagoi menjëherë duke i tërhequr vëmendjen tifozit dhe duke e kritikuar nga brenda makinës. Më pas ai u largua i inatosur, me ngjarjen që u bë virale pas pak minutash.

PANORAMASPORT.AL