Kronika e Zezë

(VIDEO) Strugë, burri vret gruan me thikë, tentoi të vetëvritet

Një tragjedi e rëndë e tronditi mbrëmë qytetin

Një tragjedi e rëndë e tronditi mbrëmë qytetin e Strugës. Sherri verbal mes një çifti bashkëshortor përfundoi fatalisht, kur burri vrau gruan e tij dhe pastaj tentoi të vetëvritet. Vrasja sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ka ndodhur me thikë, në shtëpinë e miqëve të çiftit. MPB ka njoftuar se po punon për të zbardhur shkaqet e krimit familjar. Ndërkaq, çifti familjar kishte edhe një fëmijë të mitur.

MPB

“Në rrugën ‘Risto Krle’ në Strugë, gjatë një sherri verbal me burrin e saj, S. Р. (1987) u godit me thikë dhe iu nënshtrua plagëve. Vdekja është konfirmuar nga ekipi i Ndihmës së shpejtë – Strugë. Ndërkohë autori i vrasjes, J. Р. (1982) është lënduar gjatë tentimit për të kryer vetëvrasje”.

Prokuroria Themelore Publike në Strugë njofton se ka kryer kontrolle në një banesë në Strugë ku është privuar nga jeta një grua e moshës 34-vjeçare.

PTHP

“Ngjarja ka ndodhur në një banesë të miqve të çiftit, ku ata kishin shkuar për vizitë. Prokuroria informon se pas tentimit për vetëvrasje, i dyshuari 39-vjeç është operuar dhe është jashtë rrezikut për jetë. Me urdhër të prokurorit publik do të bëhet obduksion në trupin e të ndjerës. Nga vendi i ngjarjes janë marrë gjurmë dhe prova më të cilat do të kryhet ekspertizë”.

Me qëllim të vërtetimit të fakteve, prokurori publik do t’i marrë në pyetje edhe dëshmitarët e ngjarjes.

Emine Ismaili /SHENJA/