Lajme

Video/ Spanjë, arrestohen 6 shqiptarë me një super fabrikë droge

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia

Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle në kuadër të një operacioni të koduar “Saksi”.

Shqiptarët e arrestuar ishin anëtarë të një grupi kriminal që kishte mbjellë parcela me kanabis, në një ndërtesë të madhe industriale, e vendosur midis qytetit të Catral dhe rrethit Oriolana të Mudamiento.

Ekzistenca e shumë ndërtesave të tjera industriale, e bëri të vështirë për hetuesit të gjejnë vendin ku kultivohej droga. Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët ndiqnin masa ekstreme sigurie për të mos u pikasur. Hyrja brenda saj ndodhi më 22 tetor, ndërsa detajet u dhanë sot nga policia spanjolle.

Brenda, u zbulua ferma prej rreth 3 mijë metrash katrorë, e ndarë në 7 dhoma të pajisura me pajisjet elektronike të nevojshme për kultivimin e marijuanës. Në ndërtesë, u gjetën 2719 bimë, 74 kg marijuanë, 808 llamba nxehtësie, 31 pajisje ajrimi, 19 filtra ajri, një gjenerator i madh elektrik, etj.

Sa i përket kontrolleve të bëra në shtëpinë e drejtuesit të grupit kriminal, janë gjetur dy makina profesionale të paketimit me vakum, dhjetëra çanta të përgatitura për paketimin e drogës, dy peshore si dhe 1300 euro.


Etiketa: , ,