Shqipëri

(VIDEO) Shqipëri, shpërthen në flakë një pus nafe në një zonë banimi

Një pus nafte është përfshirë nga flakët, mbrë

Një pus nafte është përfshirë nga flakët, mbrëmjen e kaluar, në zonën e Dukasit, në Patos. Gazetari Ervis Kuçi sjell pamje nga zjarri në redaksinë e “BalkanWeb”, ndërsa thekson se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse.

Siç raporton gazetari, pusi i shpërthyer në flakë në lagjen Dukas, ishte pozicionuar në mes të shtëpive të banimit, duke i rrezikuar ato.

Por, falë ndërhyrjes së shpejtë është bërë e mundur fikja e zjarrit, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesa.